
Presidenti në detyrë i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, fill pas shkarkimit të tij nga deputetët e Parlamentit, ka reaguar për herë të parë, por në mënyrë ironike.
Kreu i Shtetit ka publikuar në facebook momentin kur në Kuvend foli deputeti Selami Jenisheri. Ai u ngatërrua dhe tha se “do i dalim zot nipërve dhe mbesave tonë pensionistë”.
Meta shfaqet i pashqetësuar nga vendimi i parlamentit, duke nënkuptuar se deputetët që e “shkarkuan” nuk janë në nivelin e duhur.
Të dashur miq, ju uroj një pasdite të qetë, relaksuese dhe të qeshur duke ju përshëndetur të gjithëve me këtë thënie frymëzuese!




