
Çështja e urbanizmit veçmas ajo e viteve të fundit në Tiranë, ishte në fokus të diskutimit në studion e “MCN live” me urbanistin Gent Kaprata.
Ai është i mendimit, se problematikat që krijon zhvillimi urbanistik në vend, sjellin edhe raste të konfrontimit dhe pakënaqësive mes bashkive e banorëve, siç është rasti i banorëve te 5 majit.
“Kemi hyrë në një fazë ku proceset liberalizuese janë mbaruar, pra gjithçka që ishte pronë e shtetit, është dhënë , dhe tani çfarë ndodh, që qeveritë , gjithmonë në këto 30 vite, i janë kthyer pronës private.
Për urbanistin Kaprata, Tiranë edhe pse në dukje moderne, nuk ka arritur qe qeveritë të krijojnë një rol rregullator për urbanizimin e vendit, porse me shumë sipas tij, kanë marrë rolin e një aktori në treg.
“Tirana e zhvilluar e kohës së diktaturës, gjithçka origjinalizonte nga komiteti ekzekutiv, edhe në këtë rast, fatkeqësisht edhe pas 30 vitesh, e njëjta gjë ndodh me Tiranën, ku një shtet i cili duhet te jetë një rregullator prej 30 vjetësh, veçanërisht në çështjet urbane, çështjet e pronësisë së tokës, e të tilla që e kanë dimension territorial, duhet të merrte një rol tjetër, ndryshe nga ai që kishte para viteve ;90, qeveritë shqiptare, veçanërisht kjo e fundit, nuk kanë mundur ta marrin këtë rol rregullator, përkundrazi janë aktor në treg. Çfarë po ndodh, po ndodh që me paratë e shqiptarëve, bashkia Tiranë, por jo vetëm ajo, po ndërtojnë apartamente për njerëz të cilët janë ndërtuar nga tërmeti, ky është problemi, projektet e zhvillimit nuk duhet të merren nga qeveritë duhet të merren nga kompanitë private.



