
E ftuara e radhës në emisionin “Intervista Vip” me Ajli Hoxhen në Tema Tv ka qenë këngëtarja shumë e dashur për publikun, Era Rusi.
Ajo është një nga këngëtaret më të afirmuara në skenën muzikore shqiptare me produksione muzikore që kanë rrëmbyer zemrat e publikut, por edhe mjaft çmime në koncerte. Era njihet edhe për bashkëpunimet e saj me emrat më njohur të skenës muzikore, ku vetëm së fundmi ka sjellë edhe bashkëpunimin e saj me Rezmie Osmanin.
Gjatë intervistës, e pyetur nga prezantuesja Ajli, nese kenga “Telat e zemres” ishte dedikim, ajo pa hezitim shprehet se: “Nëse do ishte dedikim nuk do e bëja me Remzien”.
Por jo vetëm kaq, ajo gjithashtu është ndaluar edhe te projektet e tjera muzikore duke treguar njëkohësisht edhe disa detaje interesante nga jeta e saj personale.
Këto e të tjera mund t’i ndiqni në intervistën e plotë më poshtë:



