Kritikon mbretin e Marokut në Facebook, dënohet me 5 vjet burg

Kritikon mbretin e Marokut në Facebook, dënohet me 5 vjet burg

Një gjykatë në Casablanca ka dënuar Said Boukioud, 48 vjeç, me pesë vjet burg, i shpallur fajtor për kritikimin e mbretit të Marokut Mohammed VI në Facebook. Ose më saktë, pasi ai kundërshtoi normalizimin e marrëdhënieve midis Marokut dhe Izraelit “në një mënyrë që mund të interpretohej si një kritikë ndaj mbretit”. Kështu ka deklaruar avokati i tij, El Hassan Essouni, duke bërë të ditur se do të paraqesë ankesë kundër dënimit “të ashpër dhe të pakuptueshëm”. Maroku dhe Izraeli normalizuan marrëdhëniet e tyre në dhjetor 2020, sipas Marrëveshjes së Abrahamit të ndërmjetësuar nga SHBA. Boukioud u dënua sipas nenit 267-5 të Kodit Penal, i cili parashikon burgim nga gjashtë muaj deri në dy vjet për këdo që kundërshton monarkinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy