Kriza/ A mund të faktorizohen forca politike jashtë sistemit? (VIDEO)

Kriza/ A mund të faktorizohen forca politike jashtë sistemit? (VIDEO)

 

Një krizë politike, shoqëruar me krizë proceduriale lidhur me procesin zgjedhor ka çuar në krizë institucionale, ku kemi probleme me institucionin e Presidentit, të cilin institucioni i Kuvendit nuk e njeh dhe probleme me institucionin e Kuvendit, sepse një pjesë e deputetëve nuk dihet a janë të ligjshëm apo jo, ndërkohë që nuk kemi as Gjykatë Kushtetuese. Kështu e komenton krizën aktuale politike profesor Artan Fuga, ndërsa thekson se Shqipëria gjendet në një krizë të madhe institucionale.

Por, ndërkohë që të gjithë biem dakord se Shqipëria gjendet në mes të një krize politike, pyetja që shtrohet është se sa do të zgjasë kjo krizë dhe si mund të dilet prej saj.

Shfaqja dhe aktivizimi i forcave të reja politike përballë partive politike aktuale mbase mund të ndikojë në instalimin e një sistemi të ri politik, duke thyer sistemin aktual, ndërkohë që për disa, situata politike në të cilën po kalon Shqipëria mund të krahasohet me të ashtuquajturën pranverë greke në kohën e Ciprasit. Por a frymëzohen vërtet prej lëvizjeve të tilla lëvizjet e reja politike në vend dhe a ndodhemi afër asaj që mund ta cilësojmë një lloj pranvere shqiptare?!

Protestat e studentëve që filluan në dhjetor të 2018-ës dhe vijuan edhe përgjatë 2019-ës fillimisht u duk se do të ndikonin edhe në sistemin politik në fuqi, duke sjellë ndryshime, por në ndryshim nga Lëvizja Studentore e viteve ’90-të ngjau se studentët nuk ishin në gjendje të ndikonin aspak tek forcat politike, duke e kufizuar kauzën e tyre vetëm tek tarifat e studimit.

Për më tepër, sipas Fugës, situata për të rinjtë në vitet ’90 ishte shumë e ndryshme.

Por a janë në gjendje të rinjtë dhe lëvizjet e reja politike në vend, që të sjellin ndryshime dhe të bëhen pjesë e sistemit dhe nëse po, si?!

Për profesor Fugën nuk mund të flasim për asnjë lëvizje apo organizatë politike, që të këtë vertët influencë dhe të ndikojë në daljen e vendit nga kriza.

Ndërkohë, ai nuk sheh asnjë ngjashmëri mes situatës sot në Shqipëri me lëvizjet e ndodhura në Greqi apo në Itali.

Organizata Politike dhe Lëvizja Vetëvendosje janë disa prej këtyre organizimeve. Të formëzuar nën ndikimin e filozofisë së majtë, anëtarët e organizatave të reja politike në vend, për shumëkënd mbase ngjan se kanë një lloj ngjashmërie në ide me filozofinë e majtë të viteve ’30-të, porse vetë përfaqësuesit e tyre e shpjegojnë më mirë strukturën dhe atë çfarë synojnë.

Ndërkohë, ndryshimi sipas tyre nuk mund të bëhet përmes dhunës, por përmes një ndërgjegjësimi të madh të komunitetit.

Sipas Arbër Zaimit, Lëvizja Vetëvendosje është një subjekt, që ka ndikime heterodokse dhe brenda lëvizjes ka njerëz që vijnë nga pjesë të ndryshme të spektrit politik, por programi i përbashkët për të cilin të gjithë anëtarët janë betuar kolektivisht është një program socialdemokrat kensian apo neokensian.

Në një kohë që nuk përjashtojnë mundësinë e kandidimit si forca politike në një periudhë mbase brenda 3-vjeçare, për momentin, as Organizata Politika dhe as Lëvizja Vetëvendosje nuk ngjan se është e përgatitur të bëhet pjesë e politikës shqiptare. Ndërkohë, secili jep mendimin e tij për krizën politike në vend dhe jetëgjatësinë e saj.

Për profesor Fugën duhet të përgatitemi për një krizë politike të stërgjatur, që nuk dihet se kur i vjen fundi dhe zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo krizë, sipas tij, është ndryshimi i kodit zgjedhor.

Ndërkohë që flet për krizën politike, Fuga thekson se pasojat e krizës do të jenë vërtet të rënda dhe të gjata, një krizë që do të na mbyllë të gjithë shekullin XXI, edhe pse për daljen nga kriza gjendet mundësia, por duhet së pari vullneti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy