Dyshime për spiunazh në favor të Kim Jong-un, arrestohet zyrtari i Senatit francez

Dyshime për spiunazh në favor të Kim Jong-un, arrestohet zyrtari i Senatit francez

Agjencia e inteligjencës franceze ka arrestuar një zyrtar të lartë të Senatit, me dyshimin për spiunazh në favor të Koresë së Veriut. Lajmin e bën të ditur AFP-ja, e cila i referohet një burimi gjyqësor.

Benoit Quennedey, presidenti i Shoqatës së Miqësisë Franko-Koreane, u arrestua të dielën.

Prokurorët e Parisit kanë hetuar mbi "mbledhjen dhe dhënien e informacionit një fuqie të huaj, gjë që mund të dëmtojë interesat themelore të kombit", tha një burim gjyqësor.

Ndërsa sipas “Quotidien”, një emision televiziv, zyra e Quennedey-t është bastisur. Hetimi ndaj tij ka filluar në mars.

Sipas faqes së internetit të senatit, Quennedey është një administrator i nivelit të lartë në Dhomën e Lartë të Parlamentit të Francës, në departamentin e arkitekturës, trashëgimisë dhe kopshteve.

Ai ka shkruar disa artikuj mbi Korenë e Veriut dhe ka udhëtuar shpesh atje. Shoqata e miqësisë nxit lidhjet më të ngushta me Korenë e Veriut dhe mbështet ribashkimin e Koresë.

Koreja e Veriut është nën sanksione të rrepta ekonomike që kanë për qëllim detyrimin e regjimit të Kim Jong-un për të braktisur programin e raketave bërthamore.

Lidhjet me Korenë e Jugut dhe SHBA-të janë përmirësuar ndjeshëm që kur Kim dhe presidenti i SHBA, Donald Trump, mbajtën një samit historik në Singapor në qershor, por SHBA po vazhdon të mbajë sanksione deri në denuklearizimin përfundimtar të Penianit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy