Studentët e mjekësisë zhvilluan sërish një protestë pasditen e së hënës përpara ministrisë së Arsimit duke u shprehur kundër ligjit që i kërkon të qëndrojnë 5 vite në Shqipëri pas diplomimit. Kërkesa kryesore e tyre është shfuqizimi i këtij ligjit, ndërsa paralajmërojnë se në shenjë protestë do të ngujohen në një nga godinat e universitetit.



