
Në ditën e 19-të të protestës, protestuesit u zhvendosën pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku po zhvillohej seanca plenare. Gjatë tubimit nuk munguan përplasjet verbale mes protestuesve dhe disa deputetëve të Partisë Socialiste.
Një nga incidentet që tërhoqi vëmendje ishte ai mes deputetit socialist Ardit Bido dhe disa protestuesve, situatë që shkaktoi tensione para Parlamentit.
I ftuar në MCN Live, analisti Pano Soko e cilësoi sjelljen e deputetit si provokuese, duke pretenduar se ajo kishte për qëllim të nxiste reagime nga protestuesit.
Analisti përdori edhe terma të ashpër për të kritikuar deputetin socialist, duke e akuzuar se përmes këtyre veprimeve kërkon të fitojë vëmendjen e kryeministrit Edi Rama.
Ka dy lloj lëpirësish, ata që i japin gjuhës ‘lart-poshtë’ dhe ata që i japin gjuhës ‘majtas-djathtas’.
Kjo gjë bëhet që me gjuhën e tyre të pastrojnë tërë baltën dhe gjithë mbeturinat që kane mbetur trupi i liderit të tyre, me qëllim që ai të duket sa me i pastër’ dhe këta janë te gatshëm të sakrifikojnë edhe shëndetin e tyre.
Ajo që bëri deputeti Ardit Bido dje, ishim mësuar me modelin e lëpirësit ‘poshtë lart’ por ai na dëshmoi se paska edhe lëpirës ‘majtas -djathtas’ dhe me këtë Bido është modeli i ri i lëpirësit.
Ardit Bido dje provokoi. Ai tentoi të luante me emocionet e njerëzve që janë të irrituar dhe që kanë dalë në protestë për arsye që i konsiderojnë të rëndësishme.
Në vend që të shmangte tensionin, ai zgjodhi përballjen.
Ajo që bëri Ardit Bido dje është përpjekje për t’u dukur para Edi Ramës. Këta janë provokatorë që duan vetëm të bien në sy te lideri i tyre politik.
Soko shtoi se protestuesit kanë treguar vetëpërmbajtje pavarësisht tensioneve, duke argumentuar se në vende të tjera situata të ngjashme mund të kishin degjeneruar më tej.
Ai dje provokoi, tentoi te luante me emocionin e lartë të protestuesve se aty ka njerëz të irrituar se ata aty, kanë dal kundër politikave të miqve të Bidos dhe atij, për grabitjet dhe gjendjen që kanë shkaktuara ta, dhe ky shkon i provokon.
Ata protestues janë kaq civil që nëse do te kishte ndodhur kjo në protestat në Ukrainë, kemi parë atje si i mori turma deputetet dhe ti hidhnin në koshin e plehrave, pra, në vendet tjera Bido do kishte marrë përgjigje tjetër.



