
Këngëtari Stivi Ushe i ftuar në Zgjohu me MCN ka rrëfyer fillimet e tij në muzikë të cilat kanë nisur me daljet e tij të para te ‘Gjeniu i vogël’ për të cilin shprehet se ka qenë një eksperiencë e bukur.
Ai ka folur dhe për baladën e tij më të funit që ka nxjerr “Harruar”, këngë që është pritur shumë mirë nga publiku edhe pse ka qenë një projekt që e ka finalizuar për qejf.
Stiv tregon se aktualisht është duke punuar për disa projekte, ndërsa ka në dorë dhe një bashkëpunim i cili do të dalë shumë shpejt me një artiste të re që jeton në Itali.
Kënga e fundit është një baladë sepse duke e nisur me një baladë dhe te Kënga Magjike dhe pash që u prit mirë mendova të vazhdoja në të njëjtën rrugë. Ky projekt i fundit “Harruar” kishte disa vite që rrinte tek ato demot që punojmë dhe mendova se erdhi momenti dhe pati pëlqim.
Ishte një projekt i hedhur për qejf dhe pastaj sheh se ndodh krejt e kundërta, pritshmëritë dhe pëlqimi janë të mëdha. ishte një eksperiencë e bukur dhe fakti që u dëgjua dhe në shtëpinë e Big Brother dhe ata u përlotën më bëri të ndjehesha mirë.
Tashmë mu bënë vite në muzikë daljet e mia të para kanë qenë te ‘Gjeniu i vogël’, por atëherë ishte si një lojë, ishte shtysa e shtëpisë më shumë, por ishin eksperienca të bukura për kohën.
Jam dashamirës i muzikës, në 2021 isha me një baladë ‘në ëndrra’ e cila u prit shumë mirë nga publiku por dhe nga artistët e pranishëm dhe një prej tyre ishte dhe Anxhela Peristeri e cila më ka kontaktuar më pas. Një tjetër bashkëpunim ëhstë dhe ‘ti fala’ me Majk e cila eci shumë si këngë.
Aktualisht kam në dorë dy materiale që uroj ti pëlqejnë Xhensilës, dy materiale me zemërthyerje dhe kjo se ashtu ndjehesha unë.
Nuk janë balada janë mes baladës dhe këngës ritmike. Në plane kam dhe një bashkëpunim që dua ta nxjerr shumë shpejt një këngë e bukur me një artiste të re që jeton në Itali, quhet Juliana.



