3 të vrarë në atentatin në Shkodër/ 20 të shoqëruar, mes tyre Safet Bajri (VIDEO)

3 të vrarë në atentatin në Shkodër/ 20 të shoqëruar, mes tyre Safet Bajri (VIDEO)

Tre viktima dhe një i plagosur rëndë është bilanci i atentatit të ndodhur pasditen e djeshme në Shkodër.

Gazetarja Bendis Druni raportoi për MCN Live se rreth 20 persona janë shoqëruar në polici dhe marrë në pyetje lidhur me këtë ngjarje.

Mes të shoqëruarve është dhe Safet Bajri i cili ka thënë se në momentin e ngjarjes ndodhej në shtëpi dhe nuk ka lidhje.

Gjithashtu ka thënë se banesa e tij është e rrethuar me kamera dhe për rrjedhojë kjo gjë mund të verifikohet nga filmimet.

Një nga viktimat dhe i plagosuri nuk kanë lidhje me ngjarjen, por janë gjetur në vendin e gabuar në kohën e gabuar.

I riu Arlind Bushati nuk i mbijetoi dot plumbit që ka marrë në kokë, duke ndërruar jetë mbrëmjen e së mërkurës në spital, çka e çoi në tre numrin e viktimave.

Në atentatin me breshëri kallashnikovi, mbeti i vrarë Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit dhe një grua e identifikuar si Flutura Basha rreth 60 vjeç, e cila po udhëtonte me biçikletë me të shoqin, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Çifti i bashkëshortëve u mor përpara në makinën në të cilën ndodhej Lici dhe i plagosur mbeti Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë e Shkodrës, i cili humbi jetën në spital.

Ibrahim Lici është një person i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare i akuzuar për një sërë vrasjesh në Shkodër.

Për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, nga kontrolli i ushtruar nga policia në automjetin që udhëtonin shtetasit Hamza Lici dhe Arlind Bushati, u gjetën 3 armë zjarri pistoleta.

Ndërkohë shërbimet e policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve, në fshatin Golem kanë konstatuar të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover” dhe dy armë zjarri automatike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy