Droni bie mbi turmën gjatë fjalimit të Erdoganit, 11 të lënduar

Droni bie mbi turmën gjatë fjalimit të Erdoganit, 11 të lënduar

Njëmbëdhjetë npersona mbetën të lënduar pasi një kamera-dron ra në një turmë njerëzish të cilit ishin duke ndjekur fjalimin e presidentit Rexhep Tajip Erdogan në përvjetori e parë të përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit që sfidoi administratën e tij.

Ka qenë Erdogan ai që ka ndaluar për pak kohë fjalimin e tij, pas rrëzimit të dronit, duke u bërë thirrje ndihmësve të ndihmojnë njerëzit në turmë përpara se të rifillojë fjalimin e tij.

Dy vetë u shtruan në spital për shkak të lëndimeve ndërsa pesë të tjerë u trajtuan në vendin e ngjarjes.

Dhjetëra mijëra njerëz ishin mbledhur jashtë parlamentit në Stamboll në ngjarjen e së dielës për të përkujtuar 250 vetë që u vranë gjatë përpjekjes së të vitit të kaluar.

Deri më tani thuhet se mbi 50 000 njerëz janë arrestuar dhe më shumë se 150,000 nëpunës civilë, oficerë policie dhe ushtarë janë shkarkuar për lidhjet e tyre të dyshuara me grushtin e dështuar.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy