Bashkëshortja e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump dhe djali i tij më i vogël Barron, do të transferohen në Shtëpinë e Bardhë në fund të vitit shkollor.
Zonja e Parë e ardhshme, Melania Trump, do të qëndrojë me djalin e saj në Nju Jork deri në fund të vitit shkollor dhe më vonë do të transferohet në Shtëpinë e Bardhë.
Ky njoftim u dha nga presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, duke konfirmuar se Zonja e Parë nuk do të lëvizë menjëherë pas ditës së inaugurimit.
Ky pohim i Trumpit u pasua me komentet e shumë të tjerëve ku shprehen lidhur me dështimin për të transferuar menjëherë Melanian dhe Barronin në Uashington, ku thuhet se ekziston mundësia që Zonja e Parë të vendosë të qëndrojë në Nju Jork, edhe pas përfundimit të shkollës
