Pano: Protestat para Bashkisë Tiranë nuk bëhen vetëm për ‘5D’. Nuk tërhiqemi deri në dorëheqjen e Veliajt

Pano: Protestat para Bashkisë Tiranë nuk bëhen vetëm për ‘5D’. Nuk tërhiqemi deri në dorëheqjen e Veliajt

Jonatan Pano, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës tha në studion e MCN Live se protestat nuk po bëhen vetëm për aferën 5D ku u gllabëruan 30 milionë euro, por edhe për inceneratorin dhe një sërë çështjesh të tjera.

Duke vijuar më tej, Pano theksoi se protestat do të vazhdojnë deri në dorëheqjen e Veliajt. 

Protesta nuk është vetëm për 5D. Eshët thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.  Protestës i është bashkuar dhe opozita. Po ngremë zërin për shumë çështje, është dhe pjesa e inceneratorëve. Sot Veliaj dha 80 mijë euro, ndërkohë që incenerim nuk po bëhet. Janë zhdukur 30 milionë euro me aferën 5D.

Në mbledhjen e kaluar të Këshillit Bashkiak ndodhi një censurim tjetër i opozitës duke e kaluar mbledhjen online vetëm 30 minuta para, policia nuk na lejonte të hynim.

Kërkojmë raportimin financiar, ngritjen e një komisioni auditi dhe kontraktimin e një grupi të pavarur që do të shqyrtojë financat e bashkisë.  

Ne nuk i kemi thënë kurrë ndihmës sociale, kemi ngritur zërin për ta rritur këtë buxhet. Kemi 29 tendera korruptiv ndërkohë që buxheti për strehimin social është gjithnjë e më shumë në rënie.

Njerëzit janë të revoltuar dhe nëse nuk jemi ne aty, anëtarët e Këshillit Bashkiak kush do të jetë? Kemi nevojë të çlirojmë Bashkinë Tiranë. Nuk po hiqet vëmendje nga Rama. Në protestë janë thirrur vetëm qytetarët e Bashkisë Tiranë. Nuk do të dorëzohemi deri në dorëheqjen e Veliajt dhe çrrënjosjen e korrupsionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy