
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të hënën e 11 tetorit, ka marrë pjesë në konferencën e OSBE-së për Evropën Juglindore “Gazetari në kohë krizash”.
Në fjalën e tij Rama u ndal te lajmet që përhapen me bazë “të rreme”. Rama tha se 'liria e përhapjes' po cenon rëndë lirinë e fjalës.
Sipas tij, kjo krijon panik dhe është pikërisht kjo hapësirë kaotike që duhet të rregullohet.
“Është padyshim kënaqësi të jem këtu, pasi diskutuam me ambasadorin e OSBE-së pak kohë më parë se si të forcojmë bashkëpunimin tonë dhe si të bashkojmë përpjekjet për një mjedis më të mirë, lirinë e medias. Nuk jam saktësisht njeriu i duhur për tu ftuar për shkak të opinioneve të mia që ndryshojnë, jo për lirinë e medias, por mënyrën sesi në emër të kësaj lirie shumë gjëra që shkojnë kundër këtij koncepti ndodhin. I referohem përhapjes në internet të lajmeve të rreme, të sjelljeve që priren të jenë kundër lirisë së njerëzve të tjerë dhe kundër të drejtave të njerëzve të tjerë, kundër logjikës, kur vjen fjala për gazetarinë. E cila mbështetet në ndjenjë e misionit, fuqi e katërt reale për ti trajtuar kësisoj fuqitë e tjera. Mendoj se ka një vijë të hollë, është e rrezikshme të kombinosh dhe ti mbash të dyja në harmoni, nga njëra anë të respektojmë lirinë e gazetarëve dhe nga ana tjetër lirinë e qytetarëve. Kur vjen fjala për median në internet, liria e përhapjes nuk mund të jetë njësoj me lirinë e fjalës. Të vërtetat dhe gënjeshtrat janë bërë bashkëjetuese, e bëjnë shumë të vështirë dallimin mes tyre. Nuk mendoj se mënyra më e mirë është të mbash frikën, duhet të bëjmë durim me këto sasi gënjeshtarësh, akuzash dhe shantazhesh që janë kthyer në rrezik. Duhet të reflektojmë, e kemi mësuar në mënyrë më të vështirë, nuk lidhet me qeverinë. Kur përpiqesh që çfarë do ti kishte bërë botës propaganda naziste me këtë liri është tronditëse. Përpiquni të imagjinoni se çfarë e keqe po i ndodh botës me këtë nga forcat e së keqes, terrorizmi. pedofilët etj. Të mbrojmë sa më shumë të jetë e mundur lirinë e fjalës dhe ajo të lulëzojë por në të njëjtën kohë kjo nuk mjafton. Na duhet gjithashtu t'i mbrojmë njerëzit.
Dua ta mbyll me një histori personale. U ftova të shkruaja një artikull për 'The Guardian'. Në atë kohë u trondita se sa të sakta donin të ishin në botimin e artikullit tim të shkurtër. Nuk e botuan sepse donin të ndryshonin titullin, unë nuk mund t'i përgjigjesha. Dhe ata pritën të merrnin një përgjigje nga mua.
Nëse e krahasoni këtë me atë fluks të pandalshëm informacioni në media në çdo media, duke thënë dhe duke të cituar gjëra që as nuk të kanë shkuar ndër mend e jo më t'i thuash, imagjino çfarë ndodh.
Shoqëritë dhe bota jonë është në sfida të mëdha. Kjo është arsyeja pse jam shumë i lumtur që gazetarët fituan çmimin Nobel. Sidoqoftë nuk jam shumë optimist dhe nuk e kuptoj pse televizioni dhe gazetat janë të rregulluara dhe media online nuk mundet. Unë nuk jam i sigurt që vetërregullimi është zgjidhja përkundrejt shpejtësisë", tha ndër të tjera Kryeministri Rama.
Konferenca u hap nga fjala e përfaqësueses së OSBE-së, Teresa Ribeiro, ku theksoi se liria e shtypit po përballet me kushte të vështira.
“Ne jemi dëshmitarë të abuzimeve që kërcënojnë gazetarinë dhe e privojnë publikun nga informacioni”, tha Ribiero.



