Milo: Evropa duhet të rikapitulojë marrëdhëniet me SHBA, ushtria evropiane ide e vjetër

Milo: Evropa duhet të rikapitulojë marrëdhëniet me SHBA, ushtria evropiane ide e vjetër

Gjermania dhe SHBA-te kanë shënuar përplasjen e parë mes tyre në ditën e dytë të samitit të Myhnihut të mbajtur këtë të shtunë. Olaf Sholz dhe zëvendës presidentit Vance kanë debatuar mbi demokracinë e brendshme, lirinë e mediave dhe emigracionin.

Lidhur me këtë ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo në studion e lajmeve në MCN TV u shpreh se një përplasje e tillë ishte parashikuar dhe se Vance e qartësoi se Evropa duhet të rikapitulopjë marrëdhëniet me SHBA.

Ai tha se nuk dihet se si do reflektojnë këto ndryshime në Ballkanin Perëndimor, ndërsa theksoi se ndryshimet politike në Shqipëri nuk do të ndodhin se Trump apo Venc bëjnë deklaratë, ato ndodhin nëse ka vullnet të brendshëm në Shqipëri.

Një përplasje e tillë ishte e parashikuar. Vance pati parasysh mbështetjen që Trump dhe administrata e re amerikane u japin forcave të djathta ekstreme në Evropë, qoftë dhe AFD, qoftë forcave të tilla të kësaj natyre në Francë apo Evropë, pra me pak fjalë e bëri shumë të qartë që Evropa duhet të rikapitulojë marrëdhëniet me Amerikën.

Ndodhemi në një moment ku do kemi zhvillime intensive që do çojnë jo vetëm në ndryshimin  e akseve të marrëdhënieve BE-SHBA por nuk dihet as si do reflektojnë këto ndryshime në Ballkanin Perëndimor sepse ne kemi problemet tona,

Dhe me të drejtë shqiptarët duhet të shqetësohen dhe nuk duhet të bëjnë politikën e ditës sepse vë re se ka interpretime që vijnë sipas oreksit. Dhe këto ditë kam vënë re se opozita e djathtë në Shqipëri tashmë e interpreton çdo deklaratë të bërë nga Uashingtoni sikur hap një kapitull të ri që do çojë në ndryshime dhe në Shqipëri.

Nuk duhet të trenohemi kaq naivë dhe nuk duhet të mendojmë se Shqipëria është qendra e botës dhe do reflektojë ndryshime të tilla që do ndodhin në planin ndërkombëtar.

Nëse Trump ka shënjestrime në Evropë në mbështetje të forcave të ekstremeve të djathta nuk do të thotë se kjo vlen dhe për vende të tjera përfshirë dhe Shqipërinë. Duhet të jetë e qartë se ndryshimet politike në Shqipëri nuk do të ndodhin se Trump apo Vance bëjnë deklaratë, ato ndodhin nëse ka vullnet të brendshëm në Shqipëri.

Sa i përket propozimit të Zelenskyt për krijimin e një ushtrie europiane, Milo tha se është ide e vjetër, por se SHBA nuk e ka mirëpritur këtë.

Krijimi i ushtrisë evropiane është ide e vjetër, madje mund të them se projektet e para u bënë në vitet ‘50 të shekullit të kaluar dhe janë përsëritur dhe në vitet e mëvonshme dhe se epiqendër e këtyre ideve ka qenë Franca, por Evropa nuk ka pasur fuqi dhe dakordësi politike për ta krijuar ushtrinë evropiane.

SHBA nuk e ka mirëpritur idenë e krijimit të kësaj ushtrie. Mes SHBA dhe Putin mund të ketë vendime në kundërshtim me interesat evropiane dhe mbi të gjitha atje ku Ukraina të mos jetë pjesë e tavolinës ku do vendoset për fatin e saj do të jetë e nëpërkëmbur dhe do lindin shumë probleme të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy