Masakrat në shkolla/ 7 mijë palë këpucë para Shtëpisë së Bardhë për të kujtuar fëmijët e vrarë

Masakrat në shkolla/ 7 mijë palë këpucë para Shtëpisë së Bardhë për të kujtuar fëmijët e vrarë

Mijëra këpucë janë vendosur në lëndinën para Shtëpisë së Bardhë si një mënyrë për të kujtuar fëmijët e vrarë në shkollat amerikane.

Ky demonstrim është ideuar nga grupi ndërkombëtar i avokatisë, Avaaz. Këpucët përfaqësojnë numrin e fëmijëve të vrarë me armë zjarri që nga viti 2012, kur u shënua masakra në shkollën Sandy Hook Elementary.

Aktiviteti u bazua në një kërkim të kryer nga Akademia Amerikane e Pediatërve, sipas të cilës 1300 fëmijë vdesin çdo vit nga armët e zjarrit në SHBA, mesatarisht 3 në ditë. Në bazë të këtij kërkimi, këpucët e vendosura para Shtëpisë së Bardhë ishin 7 mijë palë.

Qëllimi i këtij demonstrimi është rritja e ndërgjegjësimit për reformimin e ligjit për armët e zjarrit.

Rasti më i fundit i një masakre në shkollë është ai i muajit të kaluar në shkollën e mesme në Parkland, Florida, ku ish-nxënësi 19-vjeçar Nikolas Cruz vrau 17 persona në një sulm të armatosur.  / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy