Arrestimi "Gylenistëve" në Kosovë, LDK kërkon seancë të jashtëzakonshme parlamentare

Arrestimi "Gylenistëve" në Kosovë, LDK kërkon seancë të jashtëzakonshme parlamentare

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme për rastin e arrestimit dhe të deportimit të gjashtë shtetasve turq të lidhur me Gylenin.

LDK-ja ka kërkuar që seanca e jashtëzakonshme të mbahet të martën, në orën 11:00. Për seancë të jashtëzakonshme duhet 40 nënshkrime.

LDK-ja ka kërkuar zgjedhje të reja, por Lulzim Peci, drejtor i KIPRED-it, sot në “Express Intervistë”, ka thënë se kjo nuk është zgjidhje.

“Absurdi më i madh është që të kërkohen zgjedhje të reja në këtë moment. Zgjedhjet e reja do të shkarkonin këtë qeveri nga përgjegjësia për këtë rast. Unë shpresoj që opozita do ta kuptojë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje, por duhet ajo që duhet kërkuar është e vërteta e këtij rasti”, ka thënë Peci.

Peci ka propozuar që të bëhet një komision hetimor nga Kuvendi i Kosovës, i udhëhequr nga opozita.

“Nëse duhet, të kërkojmë edhe ndihmën e jashtme për t’i dhënë dritë të plotë këtij rasti. Me këtë fitohen kushtet që të sqarohen pozicionet e presidentit dhe të kryeministrit të vendit. Cilido prej tyre që e ka dhënë urdhrin duhet të shkarkohet”, ka thënë Peci.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy