
Pas arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal për akuzat për bashkëpunim me rusët, si dhe rreth asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, se ai ka marrë para edhe nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare. Raportohet se nëpërmjet këtij ish-punonjësit të Sigurimit, kryeministri Rama ka paguar 225 mijë dollarë për të sajuar, siç thuhet çështjen e lobimit me para ruse të PD-së në SHBA.
Lidhur me këtë, pedagogu Erlis Çela, tha në “MCN live”, se korrupsioni në vend ka shkuar përtej oqeanit duke paguar ndërkombëtar për të mbuluar këtë korrupsion.
Besoj se për të gjithë është e qartë se këtu zullumi dhe korrupsioni i kanë kaluar limitet. U kuptua se me para u blekan edhe njerëz përtej korrupsionit.
Janë paguar para për një njeri me detyrë të rëndësishme, para që nuk janë transparente. Dhe kjo çështja e rublave, po na del në të gjitha kahet e politikës.
Rama thotë që nuk ka lidhje, por tani del se rublat janë gjithandej, aty përmenden emra konkret, njerëz që kanë detyrë të rëndësishme në shërbimin informativ dhe që kanë shërbyer në qeveri dhe që kanë paguar një njeri që lidhet me punët e Shqipërisë.
Unë mendoj se është ngjyer, përlyer aq shumë skema politike dhe publike nuk po kupton më ku po shkojë ato para.
Politikanët në Shqipëri, blejnë ndërkombëtaret për ti mbuluar punët e tyre të brendshme, për të mbuluar këtë korrupsion.
Neve duhet të na shqetësoj se ku është ky lum kaq i madh qe hidhet përtej oqeanit për të mbuluar këtë korrupsion.



