
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e së premtes fshatin Vidhisht, në Roskovec.
Sipas informacioneve paraprake të Policisë, rreth orës 06:00, shtetasi Refit Buzi, 35 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu ndaj ish-vjehrrit të tij, Kosta Plaka, 58 vjeç, i cili humbi jetën në vend.
Nga të shtënat mbeti e plagosur edhe ish-vjehrra e tij, Belere Plaka, rreth 55 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sipas Policisë, menjëherë pas ngjarjes autori i dyshuar është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, duke marrë me vete edhe armën e gjahut.
Forca të shumta policie kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.



