Këngëtari Asim Gashi zbuloi në “Stay Tuned” se aspektet financiare ndikuan në ndarjen e grupit muzikor ku ai bënte pjesë, por ka ende marrëdhënie të mira me pjesëtarët.
Ne jemi kolegë, rrimë sot. Një ndër ata është në albumet e mia që performon në kitarë, Agron Peni, ndër kitaristat më të mirë në Europë. Duke patur parasysh që sot lokalet, klubet e natës, ndryshe paguajnë më pak njerëz, ndryshe 6 veta. Fillojnë problemet te financat, dhe secili kemi gjetur atë rrugën. Fillova si solist edhe faktikisht më ra më mirë”.
Po ashtu Gashi tha se pas lindjes së vajzës i reduktoi performancat në klubet e natës, duke iu përkushtuar totalisht familjes. Ai u shpreh se vajza dhe djali i tij kanë të dy emra ilir.
Bëj muzikë dhe jeta e natës është pak e vështirë për familje. Vajza mu rrit dhe nuk e dinte se kë kishte babë, nga mungesa! Kur shkon në klub nate me këndu kthehesh në shtëpi në 3-4 të mëngjesit. E shihja rrallë vajzën dhe e reduktova shumë jetën e natës dhe iu përkushtova familjes. Sot jam i lidhur shumë me vajzën. Ekstrem shumë. Kur të vjen fëmija në jetë fillon jeta të ndryshojë. Fillon obligimin, emocionin e ke ndryshe. Bëhesh më i ndjeshëm. Unë gjithmonë them, Zot mos e lër kërkënd pa fëmijë. Kënaqësia dhe harmonia e shtëpisë është fëmija. Më pas erdhi djali. Djali më ka lindur ditën e ushtrisë, më 14 dhjetor, kur Forca e Sigurisë që u shpall si ushtri. Djali e ka Priami, vajza Parsa, të dy i kanë emra ilir”.



