Ylli i Hollywood, Janice Page ndërron jetë në moshën 101-vjeçare

Ylli i Hollywood, Janice Page ndërron jetë në moshën 101-vjeçare

Janice Page, aktorja e njohur e Hollivudit dhe Broadway-it ka ndërruar jetë në moshën 101-vjeçare. Vdekja e saj u konfirmua nga shoku i saj Stuart Lambert, i cili tha se ajo vdiq nga shkaqe natyrale.

Drupal Ad

 

 

 

Janis Page, ishte një aktore e madhe, e cila bëri debutimin e saj në Broadway përballë Jackie Cooper në komedinë misterioze ‘Remains To Been’ në 1951.

Tre vjet më vonë ajo luajti në Broadway në muzikalin The Pajama Game i cili pati një sukses të madh.

Page u shfaq në një numër filmash në vitet 1960, duke përfshirë komedinë Bachelor In Paradise, komedinë e Doris Day Please Don’t Eat The Daisies dhe filmin e Richard Thorpe Follow The Boys.

Janis Paige

Ajo gjithashtu mori pjesë në ngjarjet për trupat amerikane në Kubë dhe Karaibe në 1960, në Japoni dhe Korenë e Jugut në 1962 dhe në Vietnam në 1964.

Page gjithashtu këndoi në klube me Sammy Davis Jr, Alan King, Dinah Shore dhe Perry Como. Në vitin 1968 ajo zëvendësoi Angela Lansbury në prodhimin e Mame në New York Broadway dhe bëri turne me shfaqjen në vitin 1969.

Ajo gjithashtu bëri turne në Gypsy, Annie Get Your Gun, Born Yesterday dhe The Desk Set. Paraqitja e saj e fundit në Broadway ishte në vitin 1984 në Alone Together.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy