
Kërkesa për t’u vaksinuar kundër COVID-19 mund të bëhet online në platformën e-Albania. Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, shpjegon me një video në Facebook procedurën online, që zgjat pak sekonda.
Qytetarët pas kryerjes së aplikimit në e-Albania, do të njoftohen me mesazh ose përmes mjekut të familjes për datën e vaksinimit.
Nga dje ka nisur vaksinimi masiv me Sinovac për grupmoshën mbi 70 vjec, ndërsa sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë brenda një dite u vaksinuan mbi 11 mijë persona.



