"Dosja Valias"/ Bashkia Kamëz refuzoi dy herë lejen. Suli për “FactCheck": S’kam asnjë koment, çështja në hetim (VIDEO)

"Dosja Valias"/ Bashkia Kamëz refuzoi dy herë lejen. Suli për “FactCheck": S’kam asnjë koment, çështja në hetim (VIDEO)

Kryebashkiaku Rakip Suli refuzon të komentojë investigimin e “FactCheck”, ndërsa ai është në dijeni të gjithë situatës së krijuar pasi për dy herë me radhë ai ka refuzuar të japë leje ndërtimi për pallate mbi ish-minierën. Sot mbetet ende mister dhe SPAK ka nisur hetimet se kush vendosi për ndërtimin e 280 apartamenteve mbi rrezikun e fjetur të tuneleve, galerive dhe puseve të Valiasit.

E teksa Rakip Suli refuzoi te jepte një reagim edhe pasi emisioni “FactCheck” iu drejtua në respekt të së drejtës së informimit, rezulton se Bashkia Kamëz jo vetëm është në dijeni të situatës, por ka refuzuar plot dy herë të pajisë me leje ndërtimi punimet për bllokun e pallateve tek të cilat investitor është Fondi Shqiptar i Zhvillimit ndërsa ministria e linjës që ka ndjekur procedurat, asokohe drejtohej nga ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj.

E teksa më 4 maj 2021 Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ngrinte alarmin se po ndërtohej në mënyrë të paligjshme dhe të rrezikshme mbi ish-galeritë dhe puset e minierës së Valiasit, një muaj e tre ditë më parë, më datë 1 prill 2021 kryebashkiaku Rakip Suli i refuzonte lejen e ndërtimit Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Në dokument thuhet “Refuzimin e kërkesës së mësipërme për “leje ndërtimi të reja në zonat e dëmtuara dhe në zonat e reja për zhvillim” për objektin “Rindërtimi i Objekteve të banimit (Pallate) Blloku 2, zona PDYV, Valias Bashkia Kamëz si e paplotë për arsye se:

Miratimi i Lejes së ndërtimit po shqyrtohet me Këshill Teknik".

Në këto kushte mbyllet shkresa e datë 1 Prill 2021, PKZHT e ka të pamundur të vazhdojë me procedurat e mëtejshme.

Ky dokument është firmosur nga kryebashkiaku  Rakip Suli dhe përgatitur nga tre vartësit e tij, urbansitët e zyrës Urbanistike Kamëz.

Por, pa përfillur aspak këtë përgjigje refuzimi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit i cili drejtohej aktualisht nga Artan Agolli i cili është edhe investitori në këtë projekt tre javë më parë me 22 prill riaplikon për leje ndërtimi në Kamëz edhe pse Këshilli Teknik ishte duke punuar me studimin e sigurisë në zonën minerare të Valias.

Bashkia Kamëz ia refuzon sërish këtë leje duke i kthyer të njëjtën përgjigje.

“Refuzimin e kërkesës së mësipërme për “leje ndërtimi të reja në zonat e dëmtuara dhe në zonat e reja për zhvillim” për objektin “Rindërtimi i Objekteve të banimit (Pallate) Blloku 2, zona PDYV, Valias Bashkia Kamëz si e paplotë për arsye se:

Miratimi i Lejes së ndërtimit po shqyrtohet me Këshill Teknik".

Në këto kushte mbyllet shkresa e datë 1 prill 2021, PKZHT e ka të pamundur të vazhdojë me procedurat e mëtejshme.

Sërish refuzimi i përgjigjes është firmosur nga krybashkiaku Rakip Suli. Nëse verifikojmë datat e dokumenteve të refuzimit të lejes së kërkuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ato janë më 1 prill 2021, më 22 prill 2021, të cilat janë afro 1 muaj përpara se AKBN më datë 4 maj 2021 të ngrinte alarmin se kishte nisur ndërtimi i pallateve aty ku nuk lejohej.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy