Autonomia e komunave serbe, Milo: Marrëveshja s'është ende shumë e qartë, por Kosova fiton shumë

Autonomia e komunave serbe, Milo: Marrëveshja s'është ende shumë e qartë, por Kosova fiton shumë

Komunat serbe në veri të Kosovës shumë shpejt mund të fitojnë autonominë bazuar në propozimin e bërë prej kohësh për krijimin e asociacionit të këtyre njësive.

Lidhur me këtë çështje ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo tha në studion e lajmeve të MCN Tv se ka një përpjekje për të afruar dy vendet drejt një marrëveshjeje, edhe pse ende nuk është shumë e qartë.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Milo tha se Kurti dhe klasa politike në Kosovë ende nuk janë të bindur që të pranojnë propozimin për asociacion ashtu sikurse dhe  Serbia ende nuk ka marrë një vendim të qartë.

Sipas Milos, në Prishtinë duhet të binden se kjo është rruga e vetme për të arritur kompromisin e nevojshëm.

Unë e lexova si një përpjekje për të afruar të dy vendet drejt një marrëveshjeje që nuk është shumë e qartë ende, nëse do të jetë marrëveshje me njohje të ndërsjellë apo marrëveshje e ndërmjetme që nuk do të ezaurojë gjithë problematikën e ndërsjellë. Deklaratat nuk janë shumë transparente dhe të qarta, dinamika që mori çështja këto dy muaj është për tu përshëndetur, u nis nga propozim franko gjerman ku propozohet që Kosova të pranohet si anëtare e OKB-së dhe agjencive të tjera dhe ndërkohë Kosova të pranojë asociacionin e komunave serbe. Një lloj asociacioni Kosova e ka pranuar para vitesh por ishte GJK  e Kosovës që e hodhi poshtë. Duhet të arrihet një kompromis dhe kompromisi që ofrohet, ofron dhe për Serbinë dhe për Kosovën një mundësi. Kurti e rrumbullakosi gjuhën dhe nuk e preku propozimin franko-gjerman. Kurti ende nuk është i bindur që të pranojë propozimin për asociacion, mandej as opozita nuk është gati pasi pranimi është një lëshim i madh që do të bëjë Kosova. Escobar e bëri të qartë se asociacioni nuk do të prekë integritetin e Kosovës. Po priret për tu gjetur një kompromis që të krijohet asociacioni por të mos ketë kompetenca ekzekutive. Edhe Serbia dhe Vuçiç në një nga deklaratat e këtij dite tha se propozimi franko-gjerman nuk duhet hedhur nga dritarja, por la të nënkuptojë që ende nuk ka marrë vendim. Palët janë në prag të një vendimmarrje por ka ende dilema. Escobari përcaktoi se pas ca javësh mund të arrihet marrëveshja. Le të shpresojmë që do të jetë marrëveshje e dobishme.

Sipas Milos si Kosova edhe Serbia fitojnë shumë nga kjo marrëveshje.

Kosova fiton shumë, pas kësaj marrëveshje nëse arrihet gjëja e parë që Kosova fiton është çështja e liberalizimit të vizave që mbahet peng për të parë si do lëvizin gjërat kohët e fundit. Kosovës mund t’i hapen negociatat për statusin e vendit kandidat. Kosova do të anëtarësohet në OKB por edhe në institucionet e tjera ndërkombëtare.

Serbia do të fitonte një trajtim preferencial në anëtarësimin e  saj në BE, fiton kreditë për anëtarësimin e saj në krahasim me vendet e tjera.

Sipas deklaratave që po bëjnë ata që e ndërmjetësojnë këto marrëveshje thuhet për ca javë. Franko-gjermanët përmes këshilltarëve të tyre epo tregohen optimistë. Ka një seriozitet dhe përkushtim për arritjen e kësaj marrëveshje, rreziku është Serbia me nacionalizmin e saj fanatik, pasi akoma ëndërron që Kosova është pjesë e saj. Në Prishtinë Kurti dhe klasa politike duhet të binden se është rruga e vetme për të arritur kompromisin e nevojshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy