Me një qeverisje si ajo e demokratëve, Shqipërisë do t’i ishin hapur negociatat prej kohësh. Kështu deklaroi në studion e lajmeve të MCN TV ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi. Në një lidhje me Skype, Bumçi tha se vendi ka shënuar regres në të gjitha aspektet pas vitit 2013.
Ne kemi rrugë të gjatë për të bërë. Hapja e negociatave është lajm i mirë, por Shqipëria ka rënë në të gjitha standardet në raport me ato që gjeti në 2013. Ne liberalizuam vizat, i hoqëm shqiptarët nga rrugët nëpër male. Patëm periudhën më intensive të afrimit me Europën. Ne plotësuam të gjitha kushtet për statusin kandidat para zgjedhjeve të 2013. Që nga ai moment, Shqipëria vetëm ka rënë në çdo tregues. Kur ishim ne në qeveri, në asnjë vit të vetëm nuk kemi qenë në listën e zezë të pastrimit të parave. Me një qeverisje si e kaluara sot jo vetëm do kishim hapur negociatat, por do të kishim mbyllur një sërë kapitujsh. sot jemi në një vend ku KM ka më shumë pushtet se Ramiz Alia në 92. Kemi përkeqësim të treguesve të demokracisë. Rama ka rrënuar çfarë gjeti në 2013. Kemi një person që ka marrë peng ëndrrën europiane të shqiptarëve.
Bumçi u shpreh në favor të propozimit të presidentit francez për vendet e Ballkanit Perëndimor, me kusht përfshirjen në fusha të ndryshme deri në integrimin e plotë.
Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit janë vendet që BE ka deklaruar se kanë perspektivë anëtarësimi. Nëse propozimi i Macron i ofron vendeve në varësi të vullnetit demokratik të përfshihen në fusha të ndryshme, duke mbajtur perspektivën europiane.



