
48 persona kanë humbur jetën gjatë përplasjeve mes fiseve në Darfur, sipas një njoftimi nga guvernatori i provincës Darfur.
Vetëm në tre javët e fundit në Sudanin perëndimor ky raportohet të jetë incidenti i dytë i madh. Në konflikt, u përfshinë anëtarët e fiseve arabe dhe afrikane.
“Përplasjet zgjatën nga ora pesë e mëngjesit deri në katër pasdite”, tha guvernatori Abdullah.
Më 17 nëntor, nisi një konflikt për vjedhjen e deveve, të cilët shkaktuan 50 viktima, u dogjën 594 shtëpi, sipas OKB-së. Më shumë se 6,600 njerëz janë zhvendosur, një e treta e të cilëve janë zhvendosur në Çadin fqinj.
Qasja në Sudanin Perëndimor është “e kufizuar” në një kohë kur shumë banorë kanë nevojë për “ushqim, ujë, strehim dhe shërbime shëndetësore”, tha OKB.
Në Darfur, një zonë e madhe që shpesh është e përfshirë nga nga trazirat, kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve për tokën dhe ujin, në vitin 2003 shpërtheu një luftë duke shkaktuar të paktën 300,000 të vdekur dhe 2.5 milionë njerëz u zhvendosën, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) kërkon të gjykojë ish-diktatorin e rrëzuar Omar al-Bashir, i cili u rrëzua në vitin 2019, për “gjenocid” dhe krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit në Darfur.



