
Organizata Botërore e Shëndetit ka miratuar këtë të martë vaksinën kineze Sinovac.
OBSH bën me dije se vaksina mund të përdoret për përdorim emergjent, pasi plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit.
Lajmin e ka konfirmuar dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë lajmin e OBSH-së.



