Ka mbërritur në Gjykatën e Lezhës, nën masa të rrepta sigurie, 46-vjeçari Jetmir Llanaj, i akuzuar si pjesë e një grupi prej pesë personash që vendosnin gjoba ndaj bizneseve në Kurbin.
Sipas hetimeve, Llanaj përdorte dy të mitur dhe dy persona të tjerë për të përcjellë mesazhet kërcënuese me qëllim përfitimin e padrejtë pasuror.
Operacioni i policisë u zhvillua pas një hetimi tre-mujor, gjatë të cilit grupi ishte mbajtur nën vëzhgim dhe përgjohej, duke u siguruar prova të plota.
Dy të miturit u kapën në flagrancë teksa tentonin të merrnin një shumë parash nga një biznes. Pas arrestimit të tyre dhe të një 39-vjeçari, disa ditë më vonë u finalizua edhe ndalimi i Jetmir Llanajt.



