
Gazetari Xhevahir Zhabina, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për hetimet e reja të SPAK lidhur me një vilë që dyshohet se lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Sipas Zhabinës, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare, ka deklaruar në SPAK se vila është në pronësi të tij dhe se posedon dokumentacionin përkatës.
Megjithatë, sipas hetimeve, SPAK dyshon se prona mund të jetë e zotëruar në mënyrë indirekte nga Balluku.
SPAK pretendon se në mënyrë indirekte vila zotërohet nga Balluku pasi sipas SPAK, disa punime në atë vilë për arredimin apo pjesë të tjera, dyshohet se janë bërë nga Belinda Balluku. Igli Tare pretendon se ai është zotërues i vilës dhe vila është e tij, pasi ka kontratë. Është pyetur për arredimin dhe ka pretenduar se me këtë është marrë i vëllai, pasi Igli Tare jeton jashtë vendit. Është pyetur edhe vëllai i Tares në SPAK.
SPAK nuk arriti dot të marrë mandatin e Ballukut dhe sigurisht duket nga mënyra si është formuluar akuza e parë dhe çështjet e zonjës Balluku, dukshëm ka luftë të hapur mes SPAK dhe Belinda Ballukut, pasi ndaj saj janë bërë disa kallëzime. Opozita ka kallëzuar dhe janë disa procedime të hapura. Dukshëm që SPAK ka një lloj strategjie, pasi fillimisht shkoi duke e pezulluar nga detyra.



