
Trupat ajrore ruse kanë rrethuar forcat ukrainase në qytetin Soledar, në Donbass, teksa vijojnë bombardimet. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Moskës, e cituar nga agjencia RIA Novosti.
Rusët, specifikon ministria, kanë bllokuar qytetin në veri dhe jug. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se Rusia "nuk po nxiton" për të shpallur fitoren në Soledar. “Ne jemi në pritje të raporteve zyrtare, por ka një dinamikë pozitive në evolucion”.
Ushtria ukrainase ndërkohë mohon pretendimet e kreut të mercenarëve "Wagner" Yevgeny Prigozhin se qyteti i Soleadr është nën kontrollin rus.
“Rusët thonë se Soledar është nën kontrollin e tyre, kjo nuk është e vërtetë”, thotë përfaqësuesi i Grupit Lindor të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Serhiy Cheevaty, siç raportohet nga Ukrainska Pravda.
Dje mbrëmë mercenarët rusë nga grupi Wagner pretenduan pushtimin e Soledar, tha në Telegram themeluesi dhe kreu i milicisë, miku oligark i Putinit, Ievgheni Prigozhin.



