Kjo e martë e gjeti politikën greke tepër të angazhuar përsa u përket marrdhënieve me Shqipërinë, pasi përpos ministrit të mbrojtes, ka pasur reagime edhe nga kryeministri dhe ministri i jashtëm. Kështu, Aleksis Cipras do t’i dërgojë një email Tiranës, ku kërkon ndaljen e forcimit të partisë së çamëve për zgjedhje, kurse Kocias bën thirrje për luftën e trafikut të drogës.



