
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur sot se deri tani janë vaksinuar 25 720 arsimtarë.
Manastirliu shprehet se me vaksinimin masiv, çdo ditë e më tepër i afrohemi dritës në fund të tunelit.
“Vijojmë pa u ndalur me planin tonë të vaksinimit masiv. Çdo ditë e më shpejt jemi duke iu afruar dritës në fund të tunelit”, thekson Manastriliu.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 232,556 doza të vaksinës anticovid për qytetarët.



