Hapat e parë te bebet/ Fizioterapistja Grëmbi: Mos i lini fëmijët në rrethore, janë të rrezikshme. Lërini të kapen rreth divanit

Hapat e parë te bebet/ Fizioterapistja Grëmbi: Mos i lini fëmijët në rrethore, janë të rrezikshme. Lërini të kapen rreth divanit

Zhvillimi i një bebeje nuk është vetëm rritje në peshë e gjatësi, por përfshin edhe përmirësimin e funksioneve motorike dhe mendore.

Hapat e parë janë një ndër momentet më të rëndësishme në këtë proces dhe duhet të ndodhin në mënyrë graduale, shpjegon fizioterapistja për fëmijë, Rina Grëmbi, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”.

Sipas saj, ecja tek bebet zhvillohet në dy faza kryesore.

Nga muaji i 9-të deri në të 12-in: periudha kur fëmija fillon të ecë i mbështetur, kryesisht duke u kapur pas divanit apo objekteve të tjera të qëndrueshme. Nga muaji i 12-të deri në të 18-in: periudha kur fëmija fillon të ecë në mënyrë të pavarur.

Shumë nëna më shkruajnë të shqetësuara pse fëmija i tyre nuk ecën ende, duke e krahasuar me fëmijët e tjerë. Është e natyrshme të krahasosh, por është e rëndësishme të informohemi saktë dhe të mos nxitim panik pa arsye.

Mosngritja në këmbë në vitin e parë nuk është gjithmonë shkak për shqetësim, por nëse fëmija nuk ngrihet vetë rreth divanit apo nuk përpiqet të qëndrojë më këmbë në muajin e 12-të, është mirë të konsultohet pediatri.

Çfarë mund të bëjnë prindërit për ta ndihmuar fëmijën?

Qëndrimi barkas (tummy time) që nga lindja është thelbësor për forcimin e muskujve. Zvarritja dhe lëvizjet këmba-dorë ndihmojnë në zhvillimin motorik të fëmijës dhe në përgatitjen për të ecur. Mundësimi i një ambienti të sigurt, ku fëmija mund të lëvizë lirshëm dhe të kapet pas mobilieve për t’u ngritur vetë.

Fizioterapistja Grëmbi është kundër përdorimit të rrethoreve dhe karrocave lëvizëse për bebe.

Rrethoret janë të rrezikshme dhe në shumë vende janë të ndaluara për shitje. Bebet mund të rrëzohen, të dalin prej tyre apo të lëndohen pasi nuk kontrollojnë dot shpejtësinë.

Gjithashtu, ecuria në to i mëson fëmijët të ecin në maje të gishtave, gjë që mund të krijojë probleme më vonë.

Unë këshilloj që prindërit t’i lejojnë fëmijët të lëvizin dhe të kapen vetë pas objekteve, si divani apo tavolina e ulët.

Fëmija duhet të ngrihet vetë në këmbë, duke u kapur pas diçkaje. Nëse ai nuk e bën këtë në muajin e 12-të, është një sinjal që nuk duhet neglizhuar dhe duhet kërkuar mendimi i pediatrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy