Ulje e ndjeshme e rasteve/ 8 të vdekur dhe 538 raste të reja nga koronavirusi në 24 orë

Ulje e ndjeshme e rasteve/ 8 të vdekur dhe 538 raste të reja nga koronavirusi në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 538 raste të reja infektimi dhe 8 humbje jete nga kjo sëmundje.  Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojnë betejën me sëmundjen 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhi të moshave 58-85 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

192 raste në Tiranë, 45 raste në Shkodër, 38 raste në Durrës, 22 raste në Kavajë, 21 raste në Fier, 18 raste Berat, 17 raste në Elbasan dhe Lezhë, 15 raste në Sarandë, 14 raste në Korçë, 13 raste në Lushnje, 12 raste në Mat, 11 raste në Vlorë, 9 raste në Përmet, Krujë, Kukës, Mallakastër, 8 raste në Gjirokastër, 7 raste në Kurbin dhe Tropojë, 5 raste në Pogradec, Skrapar, Peqin, 4 raste në Devoll, Librazhd, 3 raste në Tepelenë she Has, 2 raste në Delvinë, Fushë- Arrez, Dibër dhe Gramsh, 1 rast ne Pukë, Mirditë, Ura-Vajgurore, Vau Dejës, Belsh, Malësi e Madhe, Kuçovë, Cërrik.

Sipas MSH, numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 376 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 405 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 27.831 që nga fillimi i epidemisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy