Makina me 5 familjarë bie në kanal në Peqin, vdes 31-vjeçarja

Makina me 5 familjarë bie në kanal në Peqin, vdes 31-vjeçarja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Peqin.

Aksidenti fatal ka ndodhur në lagjen "Xhami" ku R.M., 40 vjeç, banues në Peqin, duke drejtuar mjetin Volkswagen ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin që vjen nga Bishqemi-për Kavajë.

Në këtë automjet udhëtonin shtetasit; P.M., 31 vjeçe banuese në Peqin, motra e drejtuesit të mjetit, e cila ka gjetur vdekjen.

N.D., 51 vjeçe banuese në Maqedoni, tezja e drejtuesit të mjetit, ndodhet në spital në  gjëndje të rëndë për jetën.

Ndërsa  Xh.D., 21 vjeçe banuese në Maqedoni, K.M., dhe E.M., 8 dhe 6 vjeçe banuese në Peqin, ndodhen  jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Peqin për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy