Edhe në Stamboll, mbyllja në familje e miliona njerëzve për shkak të urgjencës së koronavirusit ka çuar në një përmirësim të konsiderueshëm cilësisë së ajrit. Në metropolin e Bosforit, ndotja e ajrit u ul me rreth 30% në krahasim me periudhën para pandemisë. Sipas të dhënave të siguruara nga autoritetet vendore, përqendrimi i grimcave të imëta ka rënë në 30 mikrogramë për metër kub këtë javë, krahasuar me mesataren e zakonshme prej 45-50 mikrogramë, që është mbi kufirin e përcaktuar prej 40.



