Shqipëria ndodhet zyrtarisht në ditë zie kombëtare, kur pritet t’i jepet lamtumira e fundit ish-kryeministrit dhe liderit historik të së majtës shqiptare, Fatos Nano, pas ndarjes së tij nga jeta në moshën 73-vjeçare.
Në këtë ditë, të gjitha institucionet shtetërore do të ulin flamujt në gjysmë shtizë, ndërsa në orën 12:00
Homazhet kanë nisur në Pallatin e Kongreseve me pritjen e qytetarëve për t’i dhënë lamtumirën e fundit liderit historik socialist.
Nga ora 11:15, në ceremoni do të marrin pjesë personalitete të rëndësishme të botës politike dhe jo vetëm.
Në fjalimet e tyre, një përfaqësues i familjes së Nanos dhe kryeministri Edi Rama, pasuesi i tij në Partinë Socialiste, do të nderojnë kontributin e tij në politikën shqiptare.
Në orën 12:05, trupi i Fatos Nanos do të niset nga Pallati i Kongreseve për në banesën e fundit në Sharrë, ku do të zhvillohet ceremonia mortore.
Ish-kryeministri dhe themeluesi i Partisë Socialiste, Fatos Nano ndërroi jetë të premten, në një prej spitaleve private të kryeqytetit, ku po kurohej prej 24 ditësh.



