"21 janari"/ Merret në pyetje nga SPAK Agron Kuliçaj

"21 janari"/ Merret në pyetje nga SPAK Agron Kuliçaj

Ish-zv.drejtori i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj është marrë në pyetje, në kuadër të hetimeve të SPAK për “21 janarin”.

Kujtojmë që dje u mor gjithashtu në pyetje Hysni Burgaj, ish-drejtori i Policisë së Shtetit.

Gjatë protestës së thirrur nga Partia Socialiste më 21 janar 2011 mbetën të vrarë para Kryeministrisë 4 protestues.

Kërkesa e mazhorancës për të rihetuar atë ngjarje, të konsideruar prej saj si krim shtetëror, rihapi çështjen nga SPAK.

Në një raportim për MCN Live, gazetari Arsen Rusta tha:

"Sa i përket dosjes së “21 janarit” pas vendimit të Gjykatës së Lartë tashmë është regjistruar në Prokurorinë e Posaçme. Është tërhequr fashikulli nga Prokuroria e Tiranës. Pritet akt-ekspertiza nga laboratori i policisë shkencore italiane për të kuptuar predha që i mori jetën Aleks Nikës nga cila armë ka dalë. Pritet një përgjigje për të identifikuar armën. Audiopërgjimi është depozituar në Prokurori si provë e re, ku pretendohet se ka urdhra mes zyrtarëve, drejtues të shtetit dhe komandantëve të Gardës. Edhe dëshmitë e familjarëve të Aleks Nikës janë administruar. Sot ishte radha e z.Agron Kuliçaj, ish-numri i dy i Policisë, i njohur si krahu i djathtë i Berishës, eksponent i rëndësishëm në PD, duke dhënë përgjigjen para medias se sot ka dëshmuar për 21 janarin. Është një hetim që ndiqet nga prokurori Alfred Shehu dhe pritet që të tjerë ish-eksponentë dhe eksponentë të shtetit të paraqiten në SPAK për të dhënë deklarimet e tyre për atë ngjarje".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy