Nuk u karantinuan pasi erdhën nga Britania e Madhe, gjobiten 6 emigrantë

Nuk u karantinuan pasi erdhën nga Britania e Madhe, gjobiten 6 emigrantë

Gjashtë persona janë gjobitur me 700 mijë lekë secili nga Policia Kufitare e Rinasit, pasi shkelën ligjin e vetëkarantinimit të detyrueshëm 14 ditor. Këta shtetas, sipas policisë kanë ardhur nga Britania e Madhe dhe ishin të detyruar të vetëkarantinoheshin 14 ditë.

“Në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, datë 21.12.2020, për ndalimin e lëvizjes përmes rrugëve ajrore me Britaninë e Madhe, ku në pikën 2 të këtij urdhri thuhet se personat që kanë udhëtuar nga Britania e Madhe dhe hyjnë në Shqipëri, janë të detyruar të vetëkarantinohen për 14 ditë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë mbajtur një regjistër të veçantë për këta persona dhe kanë njoftuar komisariatet përkatëse të qyteteve ku këta shtetas kanë vendbanimet”, njoftoi policia.

Nga data 01.01.2021 deri më datën 05.01.2021, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë intervisitimit dhe verifikimit të personave që dalin nga Shqipëria, kanë konstatuar 6 shtetas që kanë shkelur vetëkarantinimin e detyrueshëm dhe kanë tentuar të largohen nëpërmjet Rinasit për në destinacionin e tyre. Shërbimet e Policisë Kufitare nuk i kanë lejuar këta shtetas të udhëtojnë dhe secilin prej tyre e kanë ndëshkuar me masë administrative 700 mijë lekë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata shtetas që kanë hyrë në Shqipëri gjatë javës së fundit të dhjetorit 2020, nga Britania e Madhe, nëpërmjet rrugës tokësore, detare apo ajrore, të mos tentojnë të shkelin vetëkarantinimin e detyrueshëm, pasi do ndëshkohen me masë administrative sipas Aktit Normativ dhe nuk do lejohen të lëvizin në drejtim të destinacionit të tyre pa kryer vetëkarantinimin e detyrueshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy