
“Universiteti i Gjirokastrës “Eqerem Çabej” ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Piemontes në Itali për programin e infermierisë. Ky projekt u jep studentëve shqiptarë mundësinë të vijojnë praktikën dhe të punësohen menjëherë pas diplomimit në strukturat shëndetësore italiane. Një mundësi e re për të rinjtë, por që ngre edhe shqetësime për largimin e mëtejshëm të personelit shëndetësor nga vendi.”



