
Bordi i Transparencës i mbledhur ditën e sotme ka vendosur që të ulë çmimet me pakicë të tregtimit të naftës dhe benzinës.
Nafta do të shitet me akicë me 209 lekë/litri, krahasuar me 214 që ishte vendosur më parë.
Ndërsa benzina do të tregtohet me 187 lekë/litri nga 195 lekë/litri që ishte më parë.
Çmimi i gazit mbetet i pandryshuar me 71 lekë për litër
Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 02.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 865, -76 nga data 02.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 952, -35 nga data 02.12..2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar zbritje në 111.41 (-1.08 nga data 02.12.2022).
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 209 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 197 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 116 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.



