Deklaratat e Ramës për Greqinë, ja si i komentojnë mediat greke

Deklaratat e Ramës për Greqinë, ja si i komentojnë mediat greke

Deklaratat e djeshme të kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë për Greqinë, janë pasqyruar edhe nga mediat fqinje. Lajmet e mediave greke nuk janë shoqëruar me ndonjë koment të veçantë, por kanë raportuar vetëm fjalën e kryeministrit shqiptar Rama.

Gazeta greke “Ta Nea” shkruan: “Kreu i qeverisë shqiptare tha se Greqia është i vetmi vend me të cilin Shqipëria ka probleme dypalëshe”. “Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se vendi kërkon respekt reciprok e bashkëpunim strategjik mes dy vende,” shkruan Ta Nea.

Po ashtu “Proto Thema” citoi vetëm fjalët ku kryeministri Rama tha se me Greqinë dëshiron miqësi reciproke dhe interesimin e qeverisë për minoritetin grek.

Pjesa kur Rama thotë se “Shqipëria nuk do mbyllë as sytë dhe as gojën në mbrojtje të të drejtave të vet. Koha do sjellë zgjidhjet e dëshiruara për të dyja palët më këmbë në tokë, dhe jo me deklarata fluturake”, është cilësuar si provokim vetëm nga disa media greke me natyrë populiste.

Greqia është i vetmi vend fqinj me të cilin kemi ende çështje të hapura, për të cilat kërkohet angazhim dhe bashkëpunim reciprok për t’u zgjidhur. Këtë e ka shprehur kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, teksa ka shprehur si pikë të rëndësishme të programit të tij qeverisës, marrëdhëniet e mira me fqinjët.

Rama tha se vendi ynë është i angazhuar për miqësi reciproke dhe bashkëpunim me vendin fqinj, por theksoi se për asnjë moment Shqipëria nuk do mbyllë as sytë dhe as gojën në mbrojtje të të drejtave të vet.

“Duam miqësi reciproke, angazhim të ndërsjellë dhe bashkëpunim reciprok me Greqinë. Por Shqipëria nuk do mbyllë as sytë dhe as gojën në mbrojtje të të drejtave të vet. Koha do sjellë zgjidhjet e dëshiruara për të dyja palët më këmbë në tokë, dhe jo me deklarata fluturake”, u shpreh kryeministri Rama. / BW / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy