
Koreja e Veriut ka gjuajtur një "predhë të panjohur", e cila u duk se dështoi menjëherë pas lëshimit, tha ushtria e Koresë së Jugut.
Raketa e dyshuar u qëllua nga një fushë ajrore jashtë kryeqytetit Phenian. Fusha ajrore ka qenë vendi i disa lëshimeve, duke përfshirë testet e mëparshme të atyre që pretendohej se ishin raketa balistike ndërkontinentale (ICBM).
Kjo vjen pasi Koreja e Veriut javët e fundit ka rritur testimin e saj të armëve.
“Koreja e Veriut gjuajti një predhë të panjohur nga zona Sunan rreth orës 09:30 të ditës së sotme, por supozohet se ajo dështoi menjëherë pas lëshimit”, tha në një deklaratë Shefi i Shtabit të Përbashkët të Seulit.
Sajti i specializuar i lajmeve NK News citoi dëshmitarët të kenë thënë se tingujt e fortë të ngjashme me atë të një avioni të madh, dëgjoheshin në Phenian, të ndjekur nga një "përplasje" e fortë.
Ai shtoi se kishte parë një imazh që tregonte një top tymi me ngjyrë të kuqe në qiell mbi kryeqytet.
Duke folur për NK News, Ankit Panda tha se ky imazh ishte në përputhje me atë të një "dështimi katastrofik". Ai shtoi se "tymi i kuqërremtë-portokalli" është i lidhur me karburantin e lëngshëm, diçka që është "shumë toksike" për njerëzit.
Koreja e Veriut ka kryer deri më tani nëntë teste armësh këtë vit, duke përfshirë ato që pretendojnë SHBA-të ishin teste të pjesëve të një ICBM të re, duke thënë se ato ka të ngjarë të kenë qenë lëshime eksperimentale përpara një lëshimi të mundshëm të ICBM me rreze të plotë.
OKB-ja e ndalon Korenë e Veriut nga testet e armëve balistike dhe bërthamore dhe ka vendosur sanksione të rrepta.
Sido që të jetë, nuk ka gjasa që ky dështim të pengojë Korenë e Veriut. Kim Jong-un ka një listë të dëshirave të armëve, ai do të vazhdojë përpara.



