Me urdhër të prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, forcat RENEA, FNSH, Byroja Kombëtare e Hetimit kanë zbarkuar që në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës.
Gazetari Sokol Bregu tha në studion e lajmeve të MCN Tv se ky operacion është shumë i rëndësishëm pasi për herë të parë SPAK ka shkuar në Vlorë.
Emri më i rëndësishëm është Inez Hajrulla. E rëndësishme është lufta e re e SPAK. Deri tani SPAK, në 5-6 vite hetime, ka qenë vetëm i fokusuar në Lezhë, Durrës, Elbasan; për herë të parë shkon në Vlorë. E kemi diskutuar pse SPAK nuk ka mbërritur me hetimet e saj në Vlorë, ku vrasjet kanë qenë të shumta në dekadën e fundit. Aq sa mund të hynim në ide se grupet kriminale në Vlorë nuk kishin përdorur Sky dhe EncroChat, por rezulton që paskan përdorur. Për mua është zhvillim i rëndësishëm. Krimi ndodh kudo, nuk ka vetëm atje ku ishte sulmuar deri tani. Do të jetë goditje e madhe për organizatat kriminale. Me këtë vërtetë mund të kenë lëvizur nga vendi, kanë udhëtuar drejt Dubait. Nuk kemi të bëjmë me aksion të dekonspirimit, se ata e dinin që po hetoheshin për shkak të përdorimit të Sky. Edhe po të jenë në Dubai, mund të hyjnë në procese të forta të ekstradimit. SPAK ka gjetur prova për të ngritur një akuzë për një vrasje në Vlorë në 2021. Në opinionin publik nuk bëri bujë vrasja e 41-vjeçarit Gentian Qarri, por dukshëm është një person që po ndikonte në trafikun e Durrësit. Në Vlorë, organizata kriminale njohin vetëm drogën. Ka qenë e përfshirë në trafik këtu e 3 dekada më parë. Lidhja me detin, portin, Italinë e bën atë të future direkt. Inez Hajrulla është shefi i këtij grupi. Mund të ketë shumë në grupin e tij.
Grupi kriminal i atribuohet Hajrulla. Një personazh i rrezikshëm. Ka më shumë se 1 dekadë që operon me organizatën e tij, i janë bërë disa atentate. Hajrulla është shumë finok. Pas atentatit të parë, kur humbi një gjymtyrë, masat e tij të sigurisë janë të jashtëzakonshme. Është akuza e parë që i ngrihet, një akuzë serioze dhe do të hapë një kuti të madhe në Vlorë.
Në Vlorë janë vrarë 40-50 persona gjatë kësaj kohe; nuk i atribuohen vetëm këtij.



