
Kim Kardashian pritet të takojë Presidentin Donald Trump për të diskutuar një falje të mundshme për një gjyshe 63-vjeçare, e cila po vuan një dënim me burgim të përjetshëm.
Alice Marie Johnson është pas hekurave prej më shumë se dy dekadash për akuzat e pastrimit të parave të drogës.
Dhëndri i Trump, Jared Kushner, gjithashtu ka folur me Kardashian për rastin në fjalë.
Edhe të bijat e Johnson e konfirmuan takimin e sotëm për BBC News.
Historinë e Johnson e kapi për herë të parë syri i yllit televiziv kur pa një video të shkurtër rreth rastit, të postuar në mediat sociale.
Më pas Kardashian i ka kërkuar avokatin e saj, Shawn Holley, të shqyrtojë rastin dhe po paguan për një ekip të ri ligjor për Johnson.
Ylli i reality show-t ishte gjithashtu në gjendje të bashkonte forcat me Kushner dhe vajzën e tij, Ivanka, si dhe me një këshilltar të lartë të presidentit, i cili po punonte për reformën e burgjeve federale.
Akti i parë i Kushner, i cili shpërndan 50 milion dollarë për programet rehabilituese për të burgosurit, u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA javën e kaluar.
Sipas vajzave të Johnson, procesi u rrit në mënyrë të konsiderueshme që nga përfshirja e zonjës Kardashian West.
E mërkura është edhe ditëlindja e Jonsonit, të cilën Kardashian West e vuri në dukje me anë të një mesazhi në Twitter këtë mëngjes.




