Largimi i drejtorëve/ Nika: Rama i ka ardhur në ndihmë Dredhës, kërkesa për dorëheqje nga kryebashkiaku ishte bërë 2-3 muaj më parë (VIDEO)

Largimi i drejtorëve/ Nika: Rama i ka ardhur në ndihmë Dredhës, kërkesa për dorëheqje nga kryebashkiaku ishte bërë 2-3 muaj më parë (VIDEO)

Gjergji Nika, anëtar i Këshillit Bashkiak në Vlorë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion  e lajmeve të MCN Tv se ditën e djeshme me kërkesën për dorëheqje në Vlorë i ka ardhur në ndihmë Ermal Dredhës. 

Sipas Nikës, Dredha kishte kërkuar dorëheqje nga disa prej drejtorëve që para 2-3 muajsh.

Kjo është kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar. Unë kam më shumë se 1.5 vite që kam shprehur që Bashkia Vlorë ka një reformim të thellë të administratës. Është e njëjta administratë që në kohën e Gjikës, Lelit dhe Dredhës.

Nuk i vë faj Dredhës, mendoj se Rama i ka ardhur në ndihmë zotit Dredha sepse nga informacionet që kam unë, duke qenë se jam anëtar i komisionit të Financës dhe anëtar i komisionit të Urbanistikes Dredha shumë prej drejtorëve aty i ka kërkuar dorëheqjen 2-3 muaj më parë dhe asnjë prej tyre nuk e ka dhënë dorëheqjen,. Të gjithë ne e dimë shumë mirë se të gjithë ata që janë në pozicione drejtuese kanë influencat e tyre dhe ndërhyrje nga personat të cilët i kanë thënë të mos japin dorëheqjen. Dredha ka pasur vështirësi për të bërë lëvizjet duke pasur parasysh që shumë persona politikë apo lokal kanë bërë presion karshi kryebashkiakut për të mos hequr X person apo tjetrin. Për këtë arsye ka ardhur Rama në Vlorë, për t’i ardhur në ndihmë dhe për t’i treguar pjesës partiake që kjo gjë do të bëhet dhe pikë, pavarësisht se kush i kanë qëlluar, punojmë apo jo. Por që Bashkia e Vlorës ka nevojë për reformim kjo është e qartë.

Me veprimin e djeshëm Rama ka treguar që nuk ka më as PS dhe asgjë tjetër. Rama është dhe shteti dhe PS. Për mua është shkelje që mund të ishte zgjidhje në mënyrë më të butë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy