Miley Cyrus ndez thashethemet për fejesë me Maxx Morando në premierën e “Avatar: Fire and Ash”

Miley Cyrus ndez thashethemet për fejesë me Maxx Morando në premierën e “Avatar: Fire and Ash”

Miley Cyrus ka ndezur zërat për një fejesë të mundshme me të dashurin Maxx Morando, pasi u shfaq me një unazë diamanti në gishtin e fejesës gjatë premierës botërore të filmit “Avatar: Fire and Ash” në Los Angeles, të hënën mbrëma.

 

Këngëtarja 33-vjeçare, e cila pozoi me Morandon mbi tapetin e kuq, vendosi dorën mbi gjoksin e tij, duke zbuluar qartë unazën me diamant të vendosur në një rrip ari. Sipas Deux Moi, Cyrus është parë me të njëjtën unazë që në mesin e nëntorit.

 

Sipas People, dyshja, që u lidh për herë të parë në dhjetor 2021 dhe u bënë publikë në prill 2022, u shfaqën të koordinuar me veshje të zeza. Cyrus mahniti me një fustan të gjatë me shkëlqim dhe dekolte strapless, ndërsa Morando zgjodhi një kostum klasik të zi me këmishë të bardhë.

 

Miley Cyrus at the "Avatar: Fire and Ash" World Premiere held at the Dolby Theatre

 

Cyrus, e cila këndon këngën “Dream As One” për kolonën zanore të filmit, u shfaq me grim të thellë të syve dhe flokë me onde. Këngëtarja ka treguar më herët për British Vogue se ajo dhe Morando u njohën në një takim të organizuar, duke shtuar me humor se për të ishte “takim qorr”, por jo për Morandon.

 

Dalja e këngëtares me unazën vjen vetëm një javë pasi ajo festoi ditëlindjen e saj të 33-të, duke publikuar një mesazh falënderimi për fansat në Instagram: “33 po shkëlqen që tani falë urimeve tuaja. Gjithçka që dua këtë vit është më shumë të qeshura me njerëzit që dua.”

 

Për momentin, Cyrus dhe Morando nuk kanë komentuar nëse unaza simbolizon fejesë, por paraqitja e tyre e fundit ka ndezur diskutime të shumta në rrjet

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy