
Në një deklaratë për gazetarët presidenti Trump pohoi se Rusia kishte "shkelur" traktatin e Luftës së fthohtë për armët bërthamore të rangut të mesëm .Sipas marrëveshjes raketat me rreze të mesme ndaloheshin të nisen në terren , me një distancë prej 500 deri në 5,500 km (310-3,400 milje). SHBA-të nuk do të lejonin që Rusia të "dalë dhe të bëjë armë të cilat ne nuk i lejojmë ", u shpreh Trump.
Një burim i Ministrisë së Jashtme ruse tha se lëvizja e re ishte e motivuar nga një "ëndërr e një bote unipolare", ku ajo është e vetmja superfuqi globale, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, RIA Novosti.
Ky ishte një traktat dypalësh mes Uashingtonit dhe Moskës. Ndërsa Kina ishte e lirë të zhvillonte dhe të shpërndante raketat bërthamore të ndërmjetme. Disa në administratën Trump mendojnë se traktati i INF i vendos ata në disavantazh dhe rrit rivalitetin e tyre strategjik me Pekinin.
SHBA-të këmbëngulin se rusët, në shkelje të marrëveshjes, kishin krijuar një raketë të re të mesme, të quajtur Novator 9M729 – e njohur për NATO-n si SSC-8. Nga ana tjetër, Rusia nuk ka dhënë informacion për raketën e saj të re, përveç se të mohojë se është në shkelje të marrëveshjes.
"New York Times" njoftoi të premten se SHBA po konsideronte tërheqjen nga traktati në një përpjekje për të kundërshtuar praninë ushtarake të zgjeruar të Kinës në Paqësorin perëndimor.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, pritet t'u njoftojë rusëve tërheqjen e SHBA-ve gjatë bisedimeve në Moskë më vonë këtë javë.
Hera e fundit që SHBA-të u tërhoqën nga një traktat i madh i armëve ishte në vitin 2002, kur Presidenti Xhorxh W. Bush i nxori SHBA-të nga Traktati anti-balistik i raketave.



