
Krimi në Japoni ka shënuar rënie, ndërkohë që rritja ekonomike vijon prej 3 dekadash. Kjo e ka bërë vendin më të sigurt në botë edhe më të sigurt. Numri i krimeve të regjistruara (ku përfshihen edhe shkelje të vogla të ligjit) ra në 915 042 vitin e kaluar, niveli më i ulët që nga vitet pas luftës. Rritja e vazhdueshme ekonomike në 30 vitet e fundit ka sjellë rënien e papunësisë, e cila aktualisht qëndron në vitin 2.8%. “Rimëkëmbja ekonomike ka ndikuar në rënien e kriminalitetit. Kur ke një punë të sigurt, nuk ke nevojë të vjedhësh”, thotë Akiyoshi Takumori, ekonomisti që drejton Sumitomo Mitusi Asset Management Co.
Rënie e krimeve të rënda
Ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në rënien e krimit. Koordinimi më i mirë mes vullnetarëve lokalë dhe policisë dhe përdorimi masiv i kamerave të vëzhgimit kanë ndihmuar në parandalimin e krimeve. Por nuk është thjesht rënia e kriminalitetit ajo që i bën njerëzit të ndihen më të sigurt.
Vetëvrasjet janë në nivelin më të ulët që nga viti 1991 dhe shanset për të rimarrë paratë e humbura janë rritur, sidomos në Tokio. Në krahasim me vitin 2001, të dhënat tregojnë se ndjesia e të qenit i sigurt në Japoni është rritur nga 42% në 80%, ndërsa rastet e kthimit të portofolëve të humbur janë rritur me të paktën 12%.
Megjithatë situata nuk është kaq pozitive kudo. Masayuki Kiriu, profesor i psikologjisë sociale në Universitetin Toyo në Tokio, thotë se format e krimit kanë ndryshuar. Në vend të grabitjeve së një banke, tani kriminelët përpiqen të përfitojnë nga rritja e numrit të të moshuarve, që përgjithësisht kanë më shumë asete financiare. Ka një rritje të të ashtuquajturave raste të “mashtrimit të gjyshërve”, në të cilat një person më i ri u paraqitet atyre si i afërm apo nip dhe u kërkon para. / Bloomberg / Përgatiti: Gazmira Sokoli /



