Një ceremoni është mbajtur në kryeqytetin ukrainas në Kiev për të kujtuar viktimat e fatkeqësisë bërthamore të Çernobilit, 31 vjet më parë. Ishte 26 prilli i vitit 1986, kur njëri nga reaktorët e centralit shpërtheu, duke përhapur në atmosferë, në gjithë Evropën, një re me elementë bërthamorë toksikë duke shkaktuar vdekjen e mijra njerëzve.



